Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës përmes një postimi ka shkruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë ditës së sotme ne protestë nuk e ka marr mundimin të dilte në shesh për ta përshëndetur Avni Deharim.
Më tutje ai ka shkruar se Kurti sa ishte në opozitë keqpërdori tragjedinë e Astrit Deharit.
Postimi i plotë:
ALBIN K. NUK E MORI MUNDIMIN TË ZBRISTE NË SHESH PËR TA PËRSHËNDETUR AVNI DEHARIN
>> Sa ishin në opozitë, Albin K. dhe Vetëvendosje, e keqpërdorën tragjedinë e Astrit Deharit, por kur erdhën në pushtet e harruan emrin e tij.
Miq të mi!
Gjatë këtyre viteve të mia aktive në politikë nuk më ka rënë të shoh asnjëherë një situatë më komike dhe tragjike njëkohësisht se kryeministrin e shkarkuar, Albin K. dhe deputetët e Vetëvendosjes që i shikonin nga lartë aktivistët e partisë së tyre.
Një politikan që vazhdimisht është mburrur me aktivitetin e tij opozitar si protestues, ai sot bëri shkëputjen me aktivistët e tij dhe ju tregoi hapur se ai i ka përdorur dhe vazhdon t’i përdorë si masë kërcënuese.
Albin K. dhe deputetët e kësaj partie i shikonin nga lartë aktivistët e bërë qull nga shiu dhe zgërdhiheshin me pamjen që kishin përballë.
Ata nuk e morën mundimin të zbrisnin poshtë dhe të takonin as babain e Astrit Deharit, që tragjedinë e tij e keqpërdorën sa ishin në opozitë, por emrin e djalit të tij e harruan kur erdhën në pushtet.