Gjoshi: Kurti nuk foli për targat me amerikanët, por sot i negocion ato me Vuçiqin

Prishtinë | 21 Nën 2022 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, teksa ka folur për takimin në mes kryeministrit së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Kurti po negacion me Vuçiqin për një çështje të brendshme.

Në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi shkruajti se kryeministri Kurti ka refuzuar kërkesën e ShBA-së, por ai ka pranuar t’i nënshtrohet diktatit destruktivë të Serbisë, teksa kjo përbën fuqizim të shtetit serb në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot, Albin Kurti po e negocion me Aleksandër Vuçiqin një çështje të brendshme dhe një vendim të Qeverisë sovrane të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti e ka refuzuar kërkesën dhe këshillën miqësore të SHBA-ve, por ai ka pranuar t’i nënshtrohet diktatit dhe politikave destruktive e armiqësore të Serbisë.

Një kryeministër i Kosovës duhet që vendimet e tilla t’i flasë vetëm me miqtë e Kosovës, sidomos amerikanët. Çdo ulje në tavolinë për ta negociuar me Serbinë një vendim të qeverisë sovrane të shtetit që përfaqëson, është nënshtrim.

Ky nënshtrim është fuqizim i Serbisë në çështjet e brendshme të Republikës së Kosovës.

Sot, Aleksandër Vuçiqi do t’i tregojë Albin Kurtit se si të zgjidhet një çështje e brendshme e shtetit të Kosovës – targat ilegale që i lëshon Serbia.

Të ngjashme