Gjoshi: Kurti para dy dilema, të rrijë në Greqi në hotelin luksoz apo të kthehet në Deçan

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për vizitën e tij në Greqi në kohën kur në Deçan ka ndodhur helmimi masiv i qytetarëve.

Gjoshi tha se Kurti është para dy dilemave ose të rrijë në hotelin luksoz në Greqi ose të kthehet në Deçan tek qytetari i thjeshtë, i zakonshëm, i varfër, i helmuar.

“Në momentin e parë që u ndodh para dilemës (1) të vazhdojë të qëndrojë në hotelin luksoz apo (2) të kthehet në Deçan te qytetari i thjeshtë, i zakonshëm, i varfër, i helmuar – Albin Kurti vendosi të mos e prish rehatinë e tij. Ai nuk mori mundimin t’i lëviz këmbët”.

Komuna e Deçanit ka shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë kanë marrë trajtim në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Të ngjashme