Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se nga sot Kosova i ka dhënë lamtumirën demokracisë.
Ai ka shkruar në Facebook se kryeministri i shkarkuar nga 85 deputetë të Kuvendit të Kosovës po thotë për seancën e sotme ku duhej të votohej Pako Ekonomike për përballimin e pandemisë se “është seancë e kotë”. “Ky që na hiqej si i mençur duhet ta dijë se Seancat e Kuvendit janë të kota vetëm në regjime totalitare e diktatoriale. Zhvlerësimi i Kuvendit, çuditërisht u bë edhe me ndihmën e kryetares së këtij institucioni, Vjosa Osmani”, ka shkruar ai.
Sipas tij, kjo mendësi e kryeministrit të shkarkuar po rrëshqet Kosovën në diktaturë ku asnjë institucion tjetër nuk ka rëndësi. “Ky moment është i rrezikshëm sepse zhvlerëson organin përfaqësues të popullit, i cili është në kapacitet të plotë kushtetues”, tha ai.
Kryeministri i shkarkuar, Albin Kurti e ka cilësuar si të kotë seancën e sotme të jashtëzakonshme që është ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar rreth ndihmesave për të tejkaluar krizën me Covid19. Një gjuhë e tillë si e Kurtit përdoret vetëm në sistemet totalitare, i munguan vetëm duartrokitjet si lider suprem. Paturpësisht ky diktator vlerëson se “seancat e Kuvendit janë të kota”.