Gjoshi: Marrëzi, VV-ja e merr për referencë kushtetutën e Serbisë kundër presidentit të Kosovës

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi  ka thënë se të kërkosh të mbrosh pushtetin përmes Kushtetutës së Serbisë, e cila ka përmbajtje agresioni mbi Republikën e Kosovës, tejkalon çdo betejë politike dhe juridike. Sipas tij Kurti dhe  Vetëvendosje e kanë marrë për referencë, në favor të tyre, Kushtetutën e Republikës së Serbisë për të kundërshtuar presidentin e Republikës së Kosovës që ka caktuar mandatarin e ri për formimin e Qeverisë, përcjell Ekonomia Online.

“Kjo është marrëzia e radhës e Albin K. dhe Vetëvendosjes.  Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe Vetëvendosje me deputetët e saj, për t’ia ruajtur pushtetin Albin K-së po marrin për referencë pjesë nga kjo Kushtetutë”, ka shkruar ai.

Ky është statusi i plotë i Gjoshit:

Të ngjashme