Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka kritikuar ashpër kryeparlamentaren Vjosa Osmani për mënyrën e menachimit të seancës së jashtëzakonshme ku u pamundësua miratimi i pakos emergjente financiare të propozuar nga PDK që kapë shumën 320 milionë euro dhe përfshinë të gjitha kategoritë shoqërore të prekura nga covid-19.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Vjosa Osmanit nuk i interesojnë qindra-mijëra familjet kosovare dhe jeta e tyre në kohë pandemie, pasi ajo vet merr pagë mujore 3000 euro. Deklarata e plotë e Betim Gjoshit:
Vjosa Osmani u mohoi qyetetarve pakon ekonomike >> Ajo merr mbi 3 mijë euro rrogë mujore
Vjosa Osmanit nuk i interesojnë qindra-mijëra bizneset kosovare se si të mbijetojnë në kohë pandemie.
Spikerja e Kuvendit, me arbitraritet, u pamundësoi deputetëve të shprehin lirshëm vullnetin për Pakon Ekonomike të propozuar nga PDK-ja për përballimin e pandemisë.
Ajo shfaqi hapur inatin politik me PDK-në vetëm e vetëm që këtë Pako që po e presin qytetarët dhe bizneset të mos e lejojë të aprovohet.
Ajo po kalkulon politikisht në kohë pandemie.
Asaj nuk i intereson as si mbijetojnë qytetarët e as bizneset. Paga neto e Vjosa Osmanit si Kryetare e Kuvendit është 2 800 euro dhe qindra të tjera i merr brenda një muaji nga Fakulteti.