Shefi i shtabit zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kryetari i VV-së, AlbinKurti si dhe anëtarët në KQZ po i’a humbin ditët diasporës duke vonuar fillimin e votimit.
Postimi i plotë:
VËMENDJE!!!
VETËVENDOSJE DHE ALBIN KURTI ME ANËTARËT E SAJ NË KQZ PO IA HUMB DITËT DIASPORËS DUKE IA VONUAR FILLIMIN E VOTIMIT
Dy anëtarët e VV-së në KQZ, paskan dalë në konferencë për media për t’u munduar që ta largojnë përgjegjësinë nga vetja dhe t’ia hedhin fajin KQZ-së pse nuk ka filluar akoma votimi i Diasporës.
Albin Kurti dhe Vetëvendosje së bashku me anëtarët e saj në KQZ, Alim Ramën dhe Sami Kurteshin, janë duke e penguar KQZ-në për ta miratuar fletëvotimin e zgjedhjeve.
Këta dy anëtarë janë duke i bërë presion KQZ-së që në broshurat e kandidatëve të paraqiten numrat e personave të paçertifikuar nga PZAP-i dhe Gjykata Supreme.
Presioni i Ramës dhe Kurteshit po e pengon aprovimin e fletëvotimit të zgjedhjeve.
Sa më shumë që vonohet aprovimi i fletëvotimit të zgjedhjeve, ky subjekt politik po ia humb ditët diasporës shqiptare për të dërguar fletëvotimet në KQZ.