Gjuajtën herionë në tokë, arrestohen dy persona

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Gjilan pasi të njëjtit kanë gjuajtur në tokë një sasi të vogël të herionës.

Policia njofton se njëri nga të dyshuarit është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

“Dy meshkuj kosovarë  janë arrestuar për shkak se kanë gjuajtur në tokë një sasi prej 26.1 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Në konsultim me prokurorin njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme