Gjuajtën me armë gjatë një ahengu familjar, arrestohen dy burra në Gjakovë

Prishtinë | 13 Kor 2025 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Dy burra janë arrestuar në Gërqinë të Gjakovës, pasi dyshohet se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator.

“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që në një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tri Pistoleta me 104 fishekë, 29 gëzhoja dhe dy karikator. Me vendim të prokurorit  njëri është liruar dhe tjetri është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Të ngjashme