Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një rast në fshatin Muradem në Prizren, ku ka pasur të shtëna me armë në fushë.
Dy persona janë arrestuar dhe atyre u janë sekuestruar dy pistoleta dhe disa pako me municion.
Ata janë ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Në Prizren sekuestrohen dy arme dhe municion, ndalohen dy persona
Prizren, 29 dhjetor 2025
Më datë 27.12.2025, rreth orës 22:10, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në fushat e fshatit Muradem, Prizren.
Menjëherë pas marrjes së informatës, patrullat policore janë angazhuar në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të ndalojnë një automjet në të cilin gjendeshin dy persona, të cilët po tentonin të largoheshin nga zona.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe personave, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
Në vendngjarje kanë dalë hetuesi kujdestar dhe njësia e forenzikës, të cilët kanë kryer fotografimin e vendit, si dhe sekuestrimin e armëve, municionit dhe gëzhojave. Po ashtu, është sekuestruar edhe automjeti i përfshirë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale dhe ndalimin e të dyshuarve për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme.