Policia në Ferizaj ka njoftuar dje kanë pranuar informacione se ka pasur të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare.
Për këto raste, janë identifikuar tre të dyshuar.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri, pistoleta.
Rastet janë cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës “.