Gjuajti me armë zjarri në aheng, arrestohet gjakovari për armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Gjakovë ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Janosh të kësaj komune.

Njësitet patrulluese nga stacioni policor në Gjakovë, menjëherë iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin P.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që e kishte në posedim të paautorizuar.

“Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë e tipit SIG Sauer me një karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve””, thuhet në njoftim.

Të ngjashme