Gjuajtje me armë e përleshje me mjete të forta, arrestohen dy persona në Mitrovicë

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 00:59 | Nga Ekonomia Online


Dy persona janë arrestuar në Mitrovicë për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’.

V.B 26-vjeçar dhe A.B 33-vjeçar janë arrestuar pasi rreth orës 17:00 në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre personave të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur një gëzhojë dhe një fishek.

“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve  është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek.


Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘Vrasje në Tentativë, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Armëmbajtje pa leje dhe Lëndim i lehtë trupor”, tha Zahiti

Të ngjashme