Gjuajtje me armë zjarri në Mramor të Prishtinës

Prishtinë | 15 Sht 2025 | 09:40 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Mramor të Prishtinës është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, 110 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe një DVR nga kamerat e sigurisë.

Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është ende nën hetime.

“Është raportuar për gjuajtje me armë zjarri ku njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar  tre fishekë, një DVR nga kamerat e sigurisë si dhe 110 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme