Policia e Kosovës ka raportuar se një person i panjohur ka plagosur me armë zjarri një person në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Viktima është plagosur në këmbë, ndërkaq i dyshuari pas të shtënave ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve. Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në komunikatën e policisë.