Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pasur gjuajtje me armë zjarri në fshatin Hoqe të Prizrenit.
Pas këtij rasti, është plagosur një person, ku më pas i është dhënë ndihma mjekësore, si dhe siç njofton Policia, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Viktima gjithashtu, është liruar për në shtëpi.
Tutje, policia bën të ditur se hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore.
Po ashtu, i dyshuari me inicialet F.L., (2000), është arrestuar.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Me datë 25 maj 2021,policia ne Prizren është informuar nga 112, se ne fshatin Hoqe e Qytetit te Prizrenit, ka gjuajtje me arme te zjarrit , ku pas marrjes se kësaj informate menjëherë njësitet policore kanë dal ne vendin e ngjarjes, po ashtu ne atë drejtim kishte shkuar edhe ekipi i urgjencës. Ku viktimës i është dhen ndihma mjekësorë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë, i njëjti është i lënduar (plagosur) ne këmbën e majte. Pas marrjes se ndihmës mjekësorë viktima lirohet për ne shtëpi!
Lidhur me rastin hetuesit policor kanë dalë në vend të ngjarjes dhe i kanë ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore. Vendi i ngjarjes është proceduar nga hetuesit e Forenzikës. Gjatë procedimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale; dy gëzhoja të pistoletës dhe një kaçavidë.
I dyshuari F K viti lindjes 2000, është arrestuar nga hetuesit e SRH-së, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se i dyshuari ka plagosur viktimën. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar. hetuar.