Gjuan me armë gjatë ahengut familjar, policia ia sekuestron

| 31 Kor 2024 | 11:41 | Nga

Në fshatin Katund i Ri të Pejës është arrestuar një person për shkak se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes, njësiti policor nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorë në rast.

Policia njofton se me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme