Malit të Zi i duhet një revolucion politik që ndalon rënien e saj, tha presidenti malazias, Millo Gjukanoviç, në një tubim elektoral në Plavë.
Presidenti u shpreh i bindur se brenda tre muajsh kohë do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe, siç tha ai, “fitoren e kemi në xhep”.
Gjukanoviç pati kritika të mëdha për forcat politike në pushtet që nga gushti i vitit 2020.
“Është një agresion i keq që dëshiroi që Malin e Zi ta nxirrte jashtë konstellacionit europian dhe euroatlantik, dhe ta kthejë atë, përmes lobimit të Open Balkan, nën Serbinë e Madhe, nën ombrellën e sigurisë së Rusisë së Madhe”, u shpreh presidenti malazias.
“Kriza e sigurisë u pasqyrua në periudhën e parë të përpjekjeve të qeverisë së re për të komprometuar Malin e Zi si shtet anëtar të NATO-s përmes rrjedhjes së pakontrolluar të të dhënave të sigurisë, prandaj edhe në periudhën e fundit pamë përpjekjet dëshpëruese të qeverisë së re që të zhbëjnë në krejtësinë e saj sistemin e sigurisë, për të mirëmbajtur rrjetin e agjencisë serbo-ruse”, u shpreh presidenti, transmeton Reporteri.net.
Presidenti malazias tha se nacionalistët “kanë ngritur kokën” që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainën, sikur “për ta u ngrit një shans e re”.
Partitë sovraniste, tha ai, duhet të mbrojnë përgjegjësinë që kanë për shtetin, ngase siç tha ai, “është barriera më e fuqishme e qytetarëve të Malit të Zi kundër nacionalizmit në ngritje”.