Gjukanoviq ka vizituar Prishtinën, njofton se e ka takuar Kurtin në zyrën e tij

Prishtinë | 05 Shk 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se është takuar “shkurt” me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka thënë se e ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje.

“Ndërsa udhëtoja nëpër Prishtinë, u takova shkurt me Kryeministrin albinkurti dhe e përgëzova për fitoren e tij të fundit në zgjedhje. Në një bisedë miqësore, shkëmbyem pikëpamje mbi proceset aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe në skenën globale, me vëmendje të veçantë ndaj çështjeve me rëndësi për sigurinë e rajonit”, ka shkruar ai në “X”.

Të ngjashme