Gjukanoviq për vendimet e fundit të BE-së: Zhgënjyese

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Presidenti malazez Millo Gjukanoviq tha se në darkën e punës së organizuar për liderët e Ballkanit Perëndimor nga kryediplomtja evropiane, Federica Mogherini pa mëdyshje dëgjuan se vendimet e fundit të BE-së ishin zhgënjyese, dhe theksoi se nuk ishte koha për të vënë në dyshim vizionin e një Evrope të bashkuar.

“Bindja jonë është se nuk është rastësi që vizioni për një Evropë të bashkuar u zgjodh si vizioni që hapi perspektivën më të mirë për pozicionimin global të Evropës, se nuk është koha për të vënë në dyshim atë vizion, duke pasur parasysh marrëdhëniet e prishura në skenën globale dhe nevojën e disa vendeve jo-evropiane për të depërtuar interesat e tyre në Evropë, “i tha ai Radio Televizionit të Malit të Zi (RTCG).

Me këtë deklaratë ai padyshim i është referuar vendimit të fundit të BE-së për mosçeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme