Gjuriq ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, u bënë thirrje serbëve që ta votojnë Listën Serbe

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq u bëri thirrje serbëve në Kosovë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe “të ruajnë unitetin” dhe, siç thotë ai, të kuptojnë rëndësinë e të qenit “të bashkuar ndaj regjimit të Kurtit”.

Ai thotë se sinqerisht shpreson që “shkelja e të drejtave të popullit serb” në Kosovë do të ndal.

“Është domethënëse dhe u bëj thirrje bashkatdhetarëve tanë që të gjejnë forcë brenda vetes dhe të ruajnë unitetin dhe të kuptojnë rëndësinë e të qenit të përfaqësuar në mënyrë unike ndaj regjimit të Kurtit. Lista Serbe paraqet mjet për luftën për të drejtat kolektive serbe në Kosovë sepse me ndihmën e saj do të tregojmë se Serbia dhe serbët nuk po tërhiqen”, ka pretenduar Gjuriq në RTS, raporton Express.

Të ngjashme