Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se nuk ka qeveri të ligjshme në Prishtinë dhe institucione pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve serbë.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Lista Serbe fitoi të gjitha 10 vendet e garantuara, dhe Gjuriq thekson që kjo lehtësoi pozicionin negociues të Serbisë.
“Ata do të duhet të trokasin në derën e Listës Serbe nëse duan institucione të formuara në mënyrë të ligjshme, kjo është ajo për të cilën kanë luftuar serbët’, tha ai për RTS-në.
Lista Serbe sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja ka fituar 49.654 vota ose në pëqindje 6.41.