Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka reaguar pas refuzimit të autoriteteve të Kosovë për të ndaluar hyrjen e Ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sarçeviq.
Gjuriq ka thënë se Kosova ka “shkelur në mënyrë më të vrazhdë dhe më të pamëshirshme marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.
Përmes një komunikate Gjuriq ka thënë se Kosova “edhe njëherë ka goditur themelet e procesit të normalizimit të marrëdhënieve”.
“Kosova ka shfaqur publikisht para botës se si i trajton marrëveshjet e arritura me ndërmjetësimin e BE’së dhe dialogun me Serbinë. Shkelja e fundit e marrëveshjes për vizitat e zyrtarëve, marrëveshja për lëvizjen e lirë dhe menaxhimi i integruar është një pikë në oqeanin e përmbytjes me të cilën Kosova ka penguar dialogun e Brukselit tash e disa vite”, ka thënë Gjuriq.
Ai shtoi se “veprimet e njëanshme të Kosovës janë një kërcënim I madh për stabilitetin politik në rajon” dhe “Është koha që BE’ja si ndërmjetësues i dialogut dhe garatnues i zbatimit të marrëveshjes të reagojë më fuqishëm për të ndaluar këto sjellje”.