Ardhja e përfaqësuesve të Korporatës Ndërkombëtare Zhvillimore Financiare Amerikane (DFC) në Beograd tregon se Marrëveshja Ekonomike nga Uashingtoni por zbatohet me shpejtësi vetëtime. Kështu shprehet drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq në TV Pink të Beogradit.
Sipas tij po hapen dyert e një kapitulli të ri në marrëdhëniet amerikano-serbe, në radhë të parë në ekonomi.
përherë do të mbrojë stabilitetin e hapësirës ku investon, nuk do të mund të përsëriten situatat e para dy ose tri dekadave në marrëdhëniet tona dhe duam të shmangim me çdo kusht”, ka deklaruar Gjuriq.
“Përgjegjësia jonë ndaj fëmijëve është që kurrë të mos e kemi armik një fuqi aq të madhe, si SHBA-ja” është shprehur Gjuriq.
Marrëveshja nga Uashingtoni për Beogradin ka disa elemente me rëndësi, konsideron Gjuriq dhe shton se këtu hyn hapja e zyrës DFC në Beograd, heqja nga rendi i ditës i njohjes së pavarësisë së Kosovës, sigurimi njëvjeçar i moratoriumit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Ka shumë rëndësi që Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e UNESCO-s, meqë historianët shqiptarë janë gjithnjë e më të zëshëm në përvetësimin e kishave dhe manastireve serbe, siç është shprehur ai, transmeton koha.net.
Gjuriq po ashtu ka thënë se delegacioni i Kosovës kishte insistuar që zyra e DFC-së të hapej në Prishtinë, por kjo nuk do të ndodhë, meqë ajo do të hapet në Beograd, prej nga do të mbulojë tërë rajonin.