Populli serb shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me trishtimin më të madh, sepse deri më sot nuk dihet fati i pothuajse 4 mijë bashkatdhetarëve tanë të humbur në vorbullat e luftërave në ish-Jugosllavi, tha drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.
“Unë tërheq vëmendjen e publikut ndërkombëtar dhe vendas që, pas konfliktit në Kosovë, fati i 1,653 personave, serbë dhe shqiptarë, si dhe pjesëtarëve të kombeve të tjera, nuk është zgjidhur. Përcaktimi i së vërtetës së asaj që u ndodhi atyre është një detyrim i gjithë shoqërisë – serbe dhe shqiptare – sepse pa këtë, faqet e historisë tragjike, të shënuara nga armiqësia, vuajtjet nuk do të mund të mbyllen”, tha ai.
Serbia, theksoi ai, do të vazhdojë të bëjë gjithçka pa hezituar të hedhë dritë mbi fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, dhe t’i lejojë familjet e tyre të vajtojnë të dashurit e tyre në një mënyrë dinjitoze.