Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u takua në Beograd me përfaqësuesit politikë serbë të Kosovës për të diskutuar rreth siç i tha sfidave në vitin 2020, nevojën për t’u kujdesur më mirë për serbët dhe institucionet serbe, por edhe gjykimin në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Gjuriq iu tha rreth 70 përfaqësuesve të serbëve nga Kosova theksoi se në takim do të përmblidhen edhe rezultatet këtë vit, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.
“Do të ketë disa tema serioze, siç është funksionimi i institucioneve në 2019 dhe 2020”, tha Gjuriq.
“Ka shumë sfida përpara nesh në vitin 2020′, deklaroi Gjuriq.
Takimi, shtoi ai, ishte një mundësi për të diskutuar të ardhmen e dialogut Beograd-Prishtinë, si dhe siç e quajti ai “procesin e montuar” dhe gjyqin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.