Gjuriq takon emisarin për Dialog: Hap vendimtar është themelimi i Asociacionit dhe zbatimi i obligimeve të Brukselit

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Shefi i politikë së jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Gjuriq në njoftim për takimin ka thënë se parakusht për “ringjalljen e dialogut, që s’ka parë përparim prej vitesh, është krijimi i besimit”.

Gjuriq ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Kosova dhe zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit.

“Hapat vendimtarë për normalizimin e marrëdhënieve përfshijnë formimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe dhe zbatimin e angazhimeve të tjera të përshkruara në Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme