Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq tha se presidenti Hashim Thaçi po bën thirrje për luftë.
Gjuriq: Thaçi e kërcënon me luftë Evropën
Gjuriq ka deklaruar se Thaçi “po kërcënon me pushka dhe armë dhe me këtë bën thirrje për luftë, urrejtje dhe konflikte” dhe se “qëllimi i tij kryesor është krijimi i Shqipërisë së Madhe”.
“Veprimtaria destruktive e tij paraqet kërcënim direkt për gjithë rajonin, por edhe për Evropën”, thotë Gjuriq.
Ai ka reaguar në deklaratën e Thaçit i cili me rastin e manifestimit në Koshare i ka përmendur kërcënimet reale të cilët vijnë nga Serbia dhe ka thënë në këto kërcënime do të përgjigjemi sikur edhe para 19 viteve.