Gjuriqi bëhet objekt talljeje në Serbi, kjo është arsyeja

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq është bërë sërish burim i të qeshurave në rrjetet sociale për shkak të kurdelit. Pyetja që e shtron mediumi serb, Nova, është nëse Gjuriq e di se si po sillet apo po prezanton trende të reja, transmeton Express.

Përkatësisht, ambasadori i Serbisë organizoi një pritje në Washington. Aty morën pjesë edhe zyrtarë të shumtë të administratës amerikane, të udhëhequr nga këshilltarja e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Elizabeth Millard.

Mirëpo, ajo që shumëkujt i ka rënë në sy është mënyra shumë specifike se si Gjuriq e kishte vendosur një kurdel. Ndryshe nga shumë të ftuar që gjithashtu mbanin kurdel, me shiritin që fshihej nën jakën e këmishës, Gjuriq vendosi për një qasje pak më ndryshe – shiriti ishte mbi jakë, ndërsa vetëm majat e saj ishin tërhequr sipër harkut.

“Shikoni budallain që SNS-ja e dërgoi për të qenë ambasador në Shtetet e Bashkuara. Një majmun nuk mund ta lidhë as një kurdel”, shkroi një qytetar në Twitter.

Kjo nuk është paraqitja e vetme qesharake e Gjuriqit. Më herët ishte publikuar një video ku shihej Gjuriqi duke duartrokitur në një mënyrë aspak normale presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e një tjetër ku ai buzëqesh në një mënyrë të çuditshme prapa Vuçiqit.

https://twitter.com/Bendower_now/status/1453662623262814211?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1453662623262814211%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fgjuriqi-behet-objekt-talljeje-ne-serbi-kjo-eshte-arsyeja%2F

Të ngjashme