Gjykata dënon Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn për sulmin ndaj Arben Gashit

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka dënuar dy ish-deputetët Xhavit Halitin dhe Gani Dreshajn, për sulmin ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Në aktgjykimin e siguruar nga Insajderi, thuhet se Haliti dhe Dreshaj janë shpallur fajtor, pasi që me 18 maj të vitit 2018, Haliti me dashje e ka sulmuar deputetin Arben Gashi, duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks, duke kryer veprën penale sulm.

Kurse Dreshaj, sipas këtij aktvendimi është fajtor për shkak se në të njëjtën seancë me dashje e ka kanosur Gashin duke i thënë “kom me ta prish ftyrën”, e qe më këtë veprim ka kryer veprën penale kanosje.

Gjykata ua ka shqiptuar atyrë dënimin me gjobë, shkruan Insajderi.

Gjykata ia ka shqiptuar Xhavit Halitit denimin me gjobë prej 1 mijë e 250 euro, të cilin obligohet ta paguaj brenda 15 ditësh. Me të njëjtën shumë është gjobitur edhe Gani Dreshja, pra 1 mijë e 250 euro të cilat duhet t`i paguajnë brenda 15 ditësh.

https://vimeo.com/270699224

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme