Gjykata e Kombeve të Bashkuara pritet ta rikonfirmojë burgimin e përjetshëm të Mlladiqit

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Dënimin e maksimal për Ratko Mlladiqin duan ta dëgjojnë me veshët e tyre.

Andaj disa familjarë të viktimave që humbën jetën në Masakrën e Srebrenicës më 1995, janë nisur për në Holandë, njofton Klan Kosova.

Të martën, Gjykata e Kombeve te Bashkuara me seli në Hagë, pritet që të mbyllë çështjen kundër ish-komandantit ushtarak serb të Bosnjës, që njihet si figura më famëkeqe në luftën 1992-1995 ku u vranë më shumë se 100 mijë njerëz dhe mbetën miliona të pastrehë.

Ai rëndohet edhe me akuzën e gjenocidit në Srebrenicë, ku trupat nën komandën e tij ekzekutuan rreth tetë mijë burra dhe djem boshnjakë.

Familjaret e viktimave dhe të mbijetuarit nuk shohin asnjë gjasë që apeli i Mlladiq për zvogëlimin e burgimit të përjetshëm të dëgjohet nga gjykata ndërkombëtare.

Të ngjashme