Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë të premten pasdite një padi gjyqësore të mbështetur nga ish presidenti Donald Trump, për të përmbysur fitoren e Joe Bidenit në zgjedhje.
Në një deklaratë të shkurtër, gjykata tha se shteti Teksasit nuk ka të drejtën ligjore të padisë shtetet Michigan, Georgia, Pennsylvania dhe Wisconsin, sepse “nuk ka demonstruar një interes të perceptueshëm nga pikëpamja gjyqësore për mënyrën në të cilën një shtet tjetër zhvillon zgjedhjet e tij”.
Siç raporton AP, gjyqtarët konservatorë Samuel Alito dhe Clarence Thomas thanë se ata do ta kishin dëgjuar ankimimin e Teksasit, por nuk do të kishin bërë siç dëshironte Teksasi për lënien mënjanë të 62 votave elektorale për Bidenin nga këto katër shtete.
Tre nga anëtarët e Gjykatës së Lartë janë të emëruar nga Trumpi.
Urdhri i gjykatës ishte i dyti këtë javë që hedh poshtë kërkesat e republikanëve që ajo të përfshihet në rezultatin e zgjedhjeve 2020. Gjykatësit refuzuan një apelim nga republikanët e Pennsylvanisë të martën.
Kolegji Zgjedhor mblidhet të hënën për të zgjedhur zyrtarisht Bidenin president të ardhshëm.