Gjykata Tverskoy e Moskës këtë të hënë ka arrestuar në mungesë biznesmenin dhe ish-udhëheqësin e Partisë Demokratike të Moldavisë e kthyer nga opozita në pushtet, Vladimir Plahotniuc, me akuzën e krijimin dhe pjesëmarrjes në një grup kriminal, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.
Gjykatësi Anatoly Belyakov vendosi të “plotësojë kërkesën e hetuesit dhe ta vendosë Plahotniucin n paraburgim në mungesë”, transmeton Koha.net. Sipas vendimit të gjykatës, kjo masë e paraburgimit do të jetë në fuqi nga ekstradimi i oligarkut në Rusi ose ndalimi i tij në tokën ruse. Sipas hetuesve, Plahotniuc ka shkuar në SHBA.
Darya Konstantinova, avokate, i ka thënë gjykatës se klienti i saj është i pafajshëm duke kërkuar që të merret vendimi kundër arrestimit të tij në mungesë. Po ashtu, ajo këmbënguli që ndjekja penale kundër Plahotniucit në Rusi ishte “e motivuar politikisht”.
Ndërsa hetuesi tregoi planin e tij për të kërkuar ekstradimin e Plahotniucit në Rusi.
“Janë mbledhur mjaft prova për këtë çështje, që konfirmojnë bashkëpunimin e Plahotniucit në krime për të cilat ai po akuzohet dhe ne do të kërkojmë ekstradimin e tij në Rusi”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.