Gjykata e Pejës dënon me tre vjet burgim një person për përvetësim në detyrë

Prishtinë | 10 Shk 2026 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.F., për shkak të veprës penale “Përvetësimi në detyrë”.

Kjo gjykatë njofton se e shpalli fajtor të pandehurin dhe ndaj tij shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro, të cilën i pandehuri do ta paguajë brenda 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“I pandehuri urdhërohet që t’i paguajë palës së dëmtuar Postës së Kosovës – Mitrovica 1 shumën prej 71.572,26 euro, brenda 3 muajve nga marrja e formës së prerë të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”.

Pas vendimit, të njëjti i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për një periudhë dyvjeçare, pas vuajtjes së dënimit me burg.

Të ngjashme