Gjykata e Posaçme ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj deputetes Belinda Balluku, duke lënë në fuqi pezullimin e saj nga detyra. Vendimi vjen pas kërkesës së paraqitur nga vetë Balluku për heqjen e kësaj mase.
Avokatët mbrojtës argumentuan se masa e pezullimit nuk ka më bazë ligjore, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga vendosja e saj dhe se ajo ka humbur objektin. Megjithatë, këto pretendime nuk u morën parasysh nga gjykata.
Më herët, edhe në Apelin e Posaçëm, gjyqtarja Miliana Muça kishte shqyrtuar të njëjtën kërkesë, duke vendosur që masa të mbetet në fuqi.
Ndërkohë, zhvillime të reja priten më 9 prill në Gjykatën e Lartë, ku një trupë tjetër gjykuese do të dëgjojë argumentet e mbrojtjes lidhur me një tjetër masë sigurie ndaj Ballukut, atë të ndalimit për të udhëtuar jashtë vendit. Avokatët synojnë heqjen edhe të kësaj mase