Gjykata Themelore e Prizrenit, vitin e kaluar, ka pranuar 41 lëndë të natyrës së korrupsionit.
Prej tyre, 16 janë zgjidhur, kurse 25 ende nuk kanë përfunduar.
Kryetari i kësaj gjykate, Ymer Hoxha tha se në vitin 2019, prioritet i është dhënë
lëndëve të korrupsionit.
“Lëndët e natyrës së korrupsionit i kemi trajtuar me prioritet, mirëpo fatkeqësisht më shumë kemi pranuar se sa janë zgjidhur”, tha Hoxha, shkruan “PrizrenPress”.
“Gjatë vitit të kaluar kemi zgjidhur 16 lëndë të korrupsionit, kurse kemi pranuar 25 sosh”, tregon ai.
Ai shprehet se edhe këtë viti lëndët e natyrës korruptive, do të trajtohen me prioritet.
Prokuroria Themelore e Prizrenit, ndërkaq dje ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave, që të gjithë të dyshuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.
Nga shtatë të akuzuarit katër të janë ish- drejtorë të Komunës së Prizrenit.