Gjykata e shpall të pafajshëm dhe e liron qytetarin, por polici e vret

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Një burrë në Pakistan, i cili u shpall i pafajshëm u vra nga një polic, të cilit nuk i pëlqeu vendimi i gjykatës.

Muhammad Waqas u vra me hanxhar në Sadiqabad nga një polic 21-vjeçar, i cili kishte vetëm një muaj që kishte nisur punë.

Waqas ishte akuzuar për blasfemi në vitin 2016, pasi kishte postuar në internet përmbajtje fyese ndaj Profetit Muhamed.

Por, vitin e kaluar, gjykata në Lahore e shpalli të pafajshëm për çdo akuzë dhe e liroi.

Një zëdhënës i policisë tha për Reuters: “Waqas po qëndronte i fshehur pasi u lirua. U kthye në shtëpi vetëm disa javë më parë dhe ndodhi ajo që ndodhi”.

Të ngjashme