Gjykata hungareze refuzon ekstradimin e Gruevskit

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë në Budapest ka refuzuar kërkesën e Maqedonisë Veriore për ekstradimin e ish-kryeministrit të saj, Nikola Gruevski.

Gruevski iku nga Maqedonia Veriore nëntorin e vitit të kaluar për t’i ikur dënimin me burg prej 2 vjetësh për korrupsion dhe më vonë fitoi statusin e azilantit në Hungari, raporton AP.

Gjykata e Budapestit tha të enjten se kërkesa për ekstradim nuk mund të aprovohet pasi që sipas ligjit, njerëzit që marrin azilin nuk mund të ekstradohen në vendin nga ku kanë ikur, transmeton Koha.net.

Gruevski, i cili drejtoi vendin për një dekadë deri më 2016, është një aleat i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, dhe shkoi në Hungari pasi udhëtoi përmes disa vendeve ballkanike në vetura diplomatike hungareze dhe ishte i shoqëruar nga diplomatë hungarezë.

Më herët gjatë muajit, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, u tha deputetëve se takohet vazhdimisht me Gruevskin në zyrën e tij për t’u konsultuar rreth çështjeve për Ballkanin Perëndimor

Të ngjashme