Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i ka dhënë mandatin katërvjeçar fituesit të zgjedhjeve të 30 qershorit, Valdrin Pjetri, për bashkinë e Shkodrës.
Sipas trupit gjykues, pretendimet e PD-së për zgjedhje të parregullta nuk qëndrojnë.
”Ne tani na pret një punë e madhe, për bashkinë që duam, për Shkodrën që duam”, ka thënë Pjetr për mediat pas vendimit të gjykatës, shkruan Top Channel.