Gjykata i lejon Trumpit suspendimin ose ndaljen e miliarda dollarëve për ndihma të huaja

WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)
Prishtinë | 14 Gus 2025 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë e apelit në Shtetet e Bashkuara me vendimin e saj ka dhënë dritën jeshile se administrata e presidentit Donald Trump mund të pezullojë ose ndërpresë miliarda dollarë fonde të ndara nga Kongresi për ndihma jashtë vendit, shtatë muaj pasi urdhri ekzekutiv i shefit të Shtëpisë së Bardhë do të shkaktonte një krizë globale në sektorin e ndihmave humanitare, raporton Euronews.

Një panel i ndarë gjyqtarësh i gjykatës së apelit arriti ka shkruar në verdiktin e së mërkurës se përfituesit e granteve që kundërshtuan ngrirjen nuk i plotësonin kërkesat për një urdhër paraprak për rikthimin e qarkullimit të fondeve.Vendimi sqaron çdo polemikë rreth çështjes për presidentin Trump, i cili, në ditën e parë të mandatit të dytë në Shtëpinë e Bardhë, nxori një urdhër ekzekutiv duke udhëzuar Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të ngrinin shpenzimet për ndihmën e huaj.

Pasi grupe përfituesish të granteve ngritën padi për të kundërshtuar urdhrin ekzekutiv të Trumpit, gjykatësi i distriktit amerikan, Amir Ali, urdhëroi administratën të zhbllokojë shumën e plotë të ndihmave të huaj që Kongresi kishte ndarë për vitin buxhetor 2024.Megjithatë, dy nga tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të SHBA-së për Qarkun e Kolumbias e shfuqizuan pjesërisht urdhrin e Aliut.Sipas gjyqtarëve Karen LeCraft Henderson dhe Gregory Katsas, paditësit nuk kishin bazë të vlefshme ligjore që gjykata t’ua merrte parasysh pretendimet.

Të ngjashme