Gjykata i rrëzoi planin për “flakjen” e emigrantëve, reagon kryeministri britanik

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila rrëzoi planin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për depërtimin e azilkërkuesve në Ruanda. Sunak deklaron se nuk pajtohet aspak me vendimin e Gjykatës, pasi Ruanda thotë kryeministri, është vend i sigurtë për emigrantët.

“Ndërsa e respektoj gjykatën, në thelb nuk pajtohem me përfundimet e tyre. Unë besoj fuqimisht se qeveria e Ruandës ka dhënë garancitë e nevojshme për të siguruar që nuk ka rrezik real që azilkërkuesit e zhvendosur sipas politikës së Ruandës do të kthehen gabimisht në vendet e treta. Ruanda është një vend i sigurt. Gjykata e Lartë ra dakord. UNHCR-ja ka skemën e saj të refugjatëve për refugjatët libianë në Ruanda. Tani do të kërkojmë leje për të apeluar këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Politika e kësaj qeverie është shumë e thjeshtë, është ky vend që duhet të vendosin se kush do të vijë këtu, jo bandat kriminale. Dhe unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për ta bërë këtë.”

Të ngjashme