Gjykata ka dhënë ditën e sotme masën për gazetarin Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës”.
Mësohet se është caktuar 15 ditë burg nën akuzën ‘Shfytëzim Prostitucioni’ dhe ‘Prostitucion’.
Sakaq, për Anjeza Benën, pronaren e qendrës së estetikës në rrugën ‘Myslym Shyri’, gjykata caktoi masën e ‘arrestit në shtëpi’.
Gjithashtu është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje për tre vajzat që ushtronin prostitucion.
Sipas policisë, Nikaj siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Rrjeti kriminal ku bënte pjesë gazetari përbëhej edhe nga katër persona të tjerë, mes të cilëve edhe pronarja e qendres estetike në Tiranë.