Gjykata Komerciale gjatë muajit tetor ka marrë 680 vendime gjyqësore.
Sipas njoftimit, Dhomat e Shkallës së Parë kanë marrë 473 vendime, ndërsa Dhomat e Shkallës së Dytë kanë marrë 207 vendime.
“Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se një nga vendimet e marra nga Gjykata Komerciale gjatë muajit tetor ishte edhe pezullimi i punimeve në rrugën “A”.