Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se Aktvendimi i Gjykatës Supreme [Rev. nr. 22/2024], i 6 shkurtit 2024, ka shkelur të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të KEDNJ-së.
Rasti kishte të bënte me një kontest pune ndërmjet Shkëlzen Fetiut dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), ku Gjykata Supreme kishte pranuar revizionin e BKS-së duke e konsideruar kërkesëpadinë të vonuar.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kërkesëpadia ishte parashtruar brenda afatit ligjor dhe se interpretimi i gabuar i afateve procedurale nga Gjykata Supreme kishte cenuar të drejtën e Fetiut për qasje në gjykatë. Si rrjedhojë, Kushtetuesja e shpalli vendimin e Supremes në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.