Krerët e institucioneve të Kosovës e përfaqësues të institucioneve të tjera, si dhe mysafirë nga Gjykatat Kushtetuese të rajonit e më gjerë, po marrin pjesë në shënimin e tetëvjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi; kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli; dhe kryeministri Ramush Haradinaj janë ulur bashkë në rend të parë, sikur shihet në këtë fotografi të Ekonomia Online.
Ceremonia tashmë ka nisur dhe me ne fjalim rasti, pjesëmarrësve po iu drejtohet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi.
Në këtë shënim po marrin pjesë delegacione nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, nga Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë, nga Gjykata Kushtetuese e Turqisë si dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.