Gjykata Kushtetuese e Kosovës, përmes një vendimi ka shfuqizuar paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, duke e konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.Përmes këtij neni, vetëm kompanitë e sigurimeve në Kosovës kanë qenë të obliguara që nga 1 % të primit nga shitja e Policave të Sigurimit të ndajnë për Kryqin e Kuq të Kosovës.Por, duke e konsideruar si diskriminues, Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z. Sami Mazreku, duke gjetur praktika të njëjta sikurse në Kosovës ka adresuar ankesat tek institucionet e vendit, e ku Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur në tërësi të pranueshme kërkuese, ku nenin në fjalë nga dita e hyrjes në fuqi të vendimit e ka konsideruar si të pa vlefshëm.
Në vendimin e Gjykatës i cili sot iu është dërguar drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës thuhet se Gjykata vendos ta shpall paragrafin 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 (Barazia para ligjit), nenin 119 (Parimet e Përgjithshme) si dhe nenin 46 (Mbrojtja e Pronës) të Kushtetutës.
Aty më tutje në nenin III thuhet se Gjykata vendos në pajtim me nenin 116.3 Të Kushtetutës që paragrafi 1.7 i nenit 14 të Ligjit për Kryqin e Kuq të Kosovës është i pavlefshëm nga dita e hyrjes në fuqi i këtij aktgjykimi.
Drejtori Mazreku thotë se më në fund po korrigjohet një padrejtësi dhe një diskriminim.
“Ligji për kryqin e Kuq të Kosovës është identik me atë të shtetit të Kroacisë. Falë një angazhimi të madh unë iu kamë ofruar dëshmi të bollshme se një praktikë e tillë kohë më parë është cilësuar si antikushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kroacisë. Nga sot përfundimisht kompanitë e sigurimeve do të trajtohen njëjtë si gjithë kompanitë tjera që operojnë në Kosovë” ka thënë drejtori Mazreku.