Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 6 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 197/18; 2. KI 60/18; 3. KI 65/18; 4. KI 80/18; 5. KI 81/18; 6. KI 82/18; 7. KI 122/18; 8. KI 123/18; 9. KI 124/18; 10. KI 29/19; 11. KI 61/19 dhe 12. KI 16/19.
Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese:
Lënda: KI 197/18
Parashtrues: Ramadan Bislimi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme [PML. nr. 179/2018], të datës 23 gusht 2018, aktgjykimit të Gjykatës së Apelit [PA1. nr. 104/2017], të datës 24 prill 2018, dhe të aktgjykimit të Gjykatës Themelore [P. nr. 1418/16], të datës 26 korrik 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këto aktgjykime i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohet në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 60/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 223/2017], të datës 27 dhjetor 2017, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe në paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 65/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 254/2017], të 14 dhjetor 2017, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe në paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113, paragrafët 1 dhe 7, të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 80/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 8/2018], të datës 7 shkurt 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe në paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 81/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr.263/2017], të datës 15 janar 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 82/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 2/2018], të datës 9 janar 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 122/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr.128/2018], të datës 23 prill 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 123/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr.126/2018], të datës 4 maj 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 124/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr.127/2018], të datës 12 prill 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 32 [E drejta për mjete juridike] dhe nenin 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 29/19
Parashtrues: Blerim Ademi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së veprimeve të Shërbimit për Shpërndarje të Energjisë Elektrike (KEDS). Në kërkesën e tij, parashtruesi nuk kishte kontestuar ndonjë akt konkret të ndonjë autoriteti publik, në kuptim të nenit 113.7 të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 39 (1)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 61/19
Parashtrues: Bahrije Baftiu
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme [Rev. nr. 304/2018], të datës 13 nëntor 2018, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e saj të garantuara me nenet: 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave], në lidhje me nenin 21 [Parimet e përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës], nenin 47 [Kërkesat individuale], nenin 48 [Saktësimi i kërkesës] dhe nenin 49 [Afatet] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39(2) dhe (59)(2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
Lënda: KI 16/19
Parashtrues: “Bejta Commerce”
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E.Rev.nr.20/18], të datës 31 korrik 2018, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 178/2016], të datës 21 mars 2018, dhe aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [IV.C. nr. 570/14], të datës 12 korrik 2016. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para ligjit], neni 7 [Vlerat], nenin 21 [Parimet e përgjithshme], nenin 24 [Barazia para ligjit], neni 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], nenin 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut], nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave], si dhe me nenin 119 [Parimet e përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.- Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39(2) dhe (59)(2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.