Gjykata Kushtetuese voton në favor të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese ka votuar 5-4  në favor të marrëveshjes me Italinë për emigrantët që parashikon qëndrimin e emigrantëve nga Afrika në Shqipëri për një periudhë kohore.

Kujtojmë që pak javë më parë, grupi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Rithemelimit, por edhe Partia Demokratike depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë më 13 dhjetor të vitit që lamë pas.

Të ngjashme