Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.M dhe caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve R.M, D.O, E.T, R.N, I.N, SH.N dhe R.N.
Për shkak të dyshimit të bazuar se:
“I pandehuri D.M:
Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, tenton ta privoj nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që gjatë përleshjes fizike në mes të pandehurve R.N, SH.N, I.N dhe R.N, në njërën anë dhe të pandehurve D.M, E.T, D.O dhe R.M, në anën tjetër, e cila kishte ardh si pasojë e një konflikti verbal paraprak, i pandehuri nxjerr nga xhaketa e tij një brisk dhe me të njëjtin e godet I.N disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e tij.
Me këto veprime i pandehuri kishte për të kryer veprat penale vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.
Të pandehurit R.M, D.O dhe R.N:
Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, marrin pjesë në rrahje e cila rezulton me lëndim të rëndë të personit tjetër të personit tjetër, ashtu që duke grushtuar dhe shqelmuar në pjesë të ndryshme të trupit, i shkaktojnë lëndime trupore SH.N.
Me këto veprime të pandehurit kishin për të kryer veprat penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit E.T dhe R,N:
Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, i shkaktojnë personit tjetër lëndim të lehtë me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes mes dy grupeve nxjerrin mjetin e mprehtë – thikën dhe godasin dy të dëmtuar, duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Me këto veprime të pandehurit kishin për të kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.2 lidhur me par.1, pika 1.4 të KPRK-së.
Të pandehurit I.N dhe SH,N:
Me datë 22.03.2020, rreth orës 15:50, duke vepruar në bashkëkryerje i shkaktojnë personit tjetër lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme në shëndet, në atë mënyrë që gjatë përleshjes ndërmjet dy grupeve, të njëjtit me grushte dhe shqelma godasin në pjesë të ndryshme të trupor duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore”, njofton Gjykata e Pejës, trasnmeton Gazeta Express.
Me këto veprime të pandehurit kishin për të kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par.1, pika 1.4 të KPRK-së.