Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti javën e kaluar përmes rrjetit social Facebook kishte kërcënuar me vrasje liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.
Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë prokuroria themelore kishte kërkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.
Por gjykata themelore nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti dhe t’I caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar.
Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.
Zyrtari i NISMA megjithë kërcënimin me vrasje që I bëri Albin Kurtit Vitin e Ri e festoi pranë familjes.Vet lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti përmes rrjetit social në facebook kishte bërë thirrje që të lirohet Haxhi Hoti pasiqë nuk e kishte marrë seriozisht kërcënimin e tij.